Transferta vendimtare. Ambicja e Skenderbeut ne rrezik

Transferta e Besës rrezikon shumë ambicjen e Skënderbeut për titullin kampion. Në ndjekje të Flamurtarit korcarët nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë hap të gabuar, përndryshe diferenca mund të kthehej sërish në hendekun që Shpëtim Duro e gjeti, përpara se të merrte skuadrën, pikërisht në vigjilje të takimit të fituar 1-0 me vlonjatet.
Në këtë pikë ndeshja në Kavajë bëhet shumë e rëndësishme. Tekniku, Shpëtim Duro, shqetësohet më shumë nga fakti se kjo ndeshje, sa fondamentale për korçarët për titull, aq është edhe për Besën në luftën për mbijetesë.
“Kemi një ndeshje ndaj Besës së Kavajës. Shumë e rëndësishme, por dhe e vështirë sepse jemi dy skuadra që kemi objektiva të kundër; ne për të qenë në ndjekje të Flamurtarit kurse Besa është në pozicion mjaft të vështirë. Pavarësisht pozicionit që është, ajo është një skuadër që ka mjaft kualitete” tha Duro.
Skënderbeu ka 48 pikë, katyër më pak se Flamurtari kryesues, por ndërkohë duhet të ruhet edhe nga presioni i Vllaznisë së vendit të tretë. Aspak optimiste pozitat e verdhezinjve, në vendin e 10 me 22 pikë, vetëm një më shumë se Bylis, ndërkohë që javët e mbetura tani janë vetëm 10.