Japoni termeti me i forte ne 140 vjet. Ja rrefimet per katastrofen

Tërmeti që goditi këtë të premte Japoninë ishte tërmeti më i rëndë në 140 vjet . Lëkundjet ishin më të forta se mëngjesin e 1 shtatorit 1923 që kishin një magnitudë 7.9 dhe u morrën jetën më tepër se 140000 personave në zonën e Tokios. Lëkundjet e para arritën magnitudën 7.9 dhe më pas u regjistruan në 8.8 e deri në 8.9 në orën 14:46 sipas orës lokale me epiqendër në një thellësi 24,4 km.
Një tjetër goditje e fortë me magnitudë 7.8 u regjistrua më 15:15 sipas orës lokale në ujrat që lagin prefekturën Ibaraki, në thellësi 80 km. Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan sizma arriti një magnitudë 8.9, ndërsa për Agjencinë Meteorologjike Japoneze sizma ishte 8.4 gradë.
Nga vendngjarja thonë se pas tërmetit u regjistruan dhe 12 lëkundje të tjera, gjashtë nga të cilat 6.3 gradë. Mesdita njihet si një ndër orët më të ngarkuara të trafikut. Fëmijët ktheheshin nga shkolla, restorantet ishin të mbushura e po kështu dhe zyrat. Parlamentarët ndodheshin gjatë një seance në godinën e parlamentit.
Dëshmitarët tregojnë se për banorët ishte si të ecnin në dokun e anijes në det të hapur. Ata rrëfejnë për tmerrin që shpalosej para tyre, ndërsa ngrinin sytë nga qielli ku lëkundja e grantacielave ishte e përbindshme. Turma njërëzish u derdhën nëpër rrugë, ndërsa të tjerë tentuan të hapin dyer e dritare.
Transporti publik u ndal, dritat u shuan, ndërsa pak kohë më vonë mbi zona të banuara e fusha të mbjella u derdh një lumë uji e balte për të marrë me vete anije, makina, banesa e gjithçka.
Sizmiologët nuk përjashtojnë mundësine e lëkundjeve të tjera më të njëjtin intensitet. Një bilanc i dëmeve në njerëz mbetet i vështirë dhe po kështu edhe ai i dëmeve ekonomike.
Më 1995 një tërmet i ngjashëm shkaktoi dëme me vlerë 100 miliardë dollarë dhe ishte katastrofa natyrore më e rëndë në histori.
Delina Bitraku