E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transformers? Sikur të të fusnin gishtin në b

Ky film e bëri atë të famshëm, por aktori Shia LaBeouf, 26 vjeç, thotë se i ka dhënë fund filmave me buxhet të madh dhe do merret vetëm me filma me buxhet të vogël.

Ylli i Hollivudit, që ka luajtur tek Transformers, Indiana Jones dhe Wall Street, thotë se nuk do marrë pjesë në produksione gjigande.

Me këtë sistem aktual të studiove filmike nuk ka vend për vizione të mëdha, thotë ai.

Aktori sulmon edhe boss-at e filmave.

Ata të japin lekët, të hipin në një avion për të të futur për pesë muaj me radhë në sheshin e xhirimit gishtin në b….

Aktori, që në vitin 2007 brenda natës u bë në yllin më të kërkuar në Hollivud, ka sulmuar edhe regjisorin e filmave aksion, Michael Bay.

Për fat aktori thotë se financiarisht është në gjendje të mirë pasi këto filma i kanë siguruar të ardhura të mira.

Tani është i pavarur dhe projekti i parë është një rol në filmin Nymphomaniac, ku do ketë skena të vërteta seksuale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›