E Diel, 1 Nëntor 2026

Momenti kur policia qëllon mbi një pitbull (VIDEO)

Këto janë momentet kur një oficer i policisë së New York-ut qëllon mbi një qen të racës pitbull në mes të ditës, përpara njerëzve që ulërinin.

Pamjet tregojnë se pronari i qenit ishte shtrirë përtokë pa ndjenja, ndërkohë që qeni ishte në gjendje të tërbuar. Ai sulmon fillimisht një kalimtar dhe më pas i sulet policit, që qëllon dy herë mbi të.

Kalimtarët nisin të ulërinin duke akuzuar policin se pse qëlloi mbi qenin.

Për fat qeni ka mbijetuar dhe po shërohet, ndërkohë që policët mbrojtën veprimin e tyre duke thënë se ai mund ti kishte kafshuar.

Megjithatë për incidentin në fjalë ka nisur një hetim.

Ai vjen pak ditë pasi policët qëlluan dhe vranë një person që mbante një thikë në dorë në mes të Times Square.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›