E Hënë, 2 Nëntor 2026

Transformimi i stadiumit “Selman Stërmasi”

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste prezantuan konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili do ta kthejë atë zonë në një qendër të re të Tiranës.

Një tjetër infrastrukturë e rëndësishme sportive që do të transformohet falë një projekti dinjitoz, për të cilin garojnë disa prej studiove kombëtare dhe ndërkombëtare nga më prestigjiozet, – është stadiumi “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Sot u zhvillua faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për rilindjen e tij, ku 5 skuadrat finaliste prezantuan përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili do ta kthejë atë zonë në një qendër të re të Tiranës. Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij projekti dhe përshndeti skuadrat finaliste:

Më vjen shumë mirë, po ashtu, që pas tre stadiumeve të reja dhe me këtë rast dua t’i jap një përgjigje interesimit të shumëkujt që pyet “Çfarë po bëhet me ato tre stadiume” të cilat janë në proces tani pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet e zbatimit dhe AIC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojnë të treja këto mundësi zhvillimi, stadiumi dhe në fakt nuk janë stadiume ekzaktësisht, por janë qendra të reja urbane, në Durrës, në Vlorë dhe në Korçë.

Tani i vjen radha stadiumit “SelmanStermasi” ndërkohë që punohet dhe është në kantier Akademia e re e Futbollit, Akademia e ManchesterCity në Durrës, së shpejti do të fillojmë akademinë e RaffaNadal po në Durrës dhe Agjencia është në diskutime me NBA për Akademinë e NBA po në Durrës ku duam të krijojmë një destinacion akademish sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›