E Diel, 1 Nëntor 2026

Transformohet bulevardi kryesor i Orikumit, më shumë hapësira publike dhe gjelbërim

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Orikumi do të mirëpresë vizitorët me infrastrukturë të transformuar këtë sezon veror, falë investimit në bulevardin kryesor të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky investim, i cili po ndryshon jo vetëm infrastrukturën urbane, por edhe përditshmërinë e banorëve dhe eksperiencën e vizitorëve në këtë qytet bregdetar.

Rama theksoi se investimi ofron më shumë hapësira publike, gjelbërim dhe infrastrukturë moderne për banorët dhe vizitorët.

“Bulevardi kryesor i Orikumit, tanimë i transformuar, një investim që po i jep një tjetër pamje qytetit bregdetar, me më shumë hapësira publike, gjelbërim dhe infrastrukturë moderne për banorët dhe vizitorët”, u shpreh Rama.

Bulevardi tashmë ofron kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, më shumë komoditet për bizneset dhe një ambient më tërheqës për turistët që zgjedhin Orikumin gjatë sezonit veror.

Investimi synon ta kthejë zonën në një qendër moderne dhe funksionale, duke harmonizuar zhvillimin urban me identitetin bregdetar të qytetit.

Ndriçimi i ri, trotuaret e sistemuara dhe elementët dekorativë urbanë janë pjesë e ndërhyrjes që po i jep Orikumit një standard të ri estetik dhe infrastrukturor.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›