Transmetimet perseritese, Bushati: S’ka pengese ligjore
Mjafton nje muaj kohe per te bere te mundur, qe mediat kosovare te transmetojne ne Shqiperi dhe anasjellat, i rendesishem eshte vullneti. Kryetarja e keshillit Kombetar te Radio-Televizionit Endira Bushati, gjate nje takimi informues me drejtorin dhe zevendes drejtorin e Radio-Televizionit te Kosoves, theksoi se ana ligjore nuk perben asnje pengese. “Ligji aktual lejon transmetimin e televizionit tuaj, permes perseritesve dhe ne do te bejme c’eshte e mundur, qe te realizojme ne kohe te shkurter procedurat e duhura ligjore dhe administrative. Eshte nje veprimtari rutine ne punen e institucionit, sic e kemi bere edhe para pak javesh me radio te ndryshme”, eshte shprehur kryetarja e keshillit Kombetare te Radio-televizionit, Endira Bushati. Perfitues i nje nisme te tille, eshte audienca. “Plotesojne njera tjetren ne krijimin e asaj qe ne e konsiderojme qe eshte nje interes i perbashket, i nje kombi dhe i dy shteteve tona”, eshte shprehur Bekim Hasani, drejtor i RTK. Vetem duke u bazuar ne ligjin per transmetimet televizive, prej vitesh ne territorin shqiptar, transmetojne me dhjetera perserites televizive te kanaleve te huaja dhe kjo duke u licencuar nga e Keshillit Kombetar i Radio-Televizionit ne Shqiperi, pa pasur nevojen e nderhyrjes se organizimeve. Para disa ditesh, Partia Socialiste eshte shprehur kunder idese se lancuar nga Kryeministri Berisha per te mundesuar transmetime te TV kombetar te Kosoves ne Shqiperi. Anetari socialist i komisionit parlamentar te mediave, deputeti Alfred Dalipi tha se, kjo ide nuk mund te realizohet pasi sipas tij, percaktimin e frekuencave nuk e bejne qeverite, por Unioni nderkombetar i telekomunikacioneve. Kjo ne fakt eshte e pavertete, pasi frekuencat televizive dhe lejet e transmetimit, administrohen ne baze te ligjit per radion dhe televizionin publik e privat, ne Republiken e Shqiperise. Ky ligj parashikon transmetime radiotelevizive, me perserites edhe per media te licencuara jashte vendit.
“Neni 128
Perseritesit e programeve te huaja televizive
Perseritesit, jane aparatura transmetimi, te perbera nga marresit satelitore ose antena marrese tokesore, nga perserites televizive ose radio, nga transmetues televizive ose radio, te destinuar per marrjen dhe ritransmetimin e plote, te pandryshuar dhe te njekohshem. Brenda territorit te Republikes se Shqiperise, te programeve televizive, ose radio qe transmetohen nga stacionet e huaja ne rruge tokesore ose satelitore.”