E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama te jape sqarime, per pallatin e gruas

Partia Demokratike ka kerkuar dje sqarime nga ana kreut te Partise Socialiste Edi Rama, per nje pallat 5-katesh, i cili eshte prone e familjes se gruas se tij. Ne nje deklarate, zedhenesja e PD-se Silvi Bardhi, paraqiti para mediave foto te pallatit, qe eshte ndertuar ne rrugen “Qamil Guranjaku”, gjate vitit 2010, kohe ne te cilin kreu i PS-se ishte dhe kryetar i Bashkise se Tiranes, nga e cila eshte dhene leja per ndertim. “Ne po i japim mundesi z.Rama, te sqaroje publikun per pallatin 5-katesh dhe nje kat nen toke, me rreth 900m katrore siperfaqe ndertimi, ne rrugen “Qemal Guranjaku”, ndertim i perfunduar ne vitin 2010, prone e familjes se bashkeshortes se z. Rama, Linda Basha”, tha zedhenesja e Partise Demokratike, Silvi Bardhi. Ajo ka renditur 6 pyetje ne lidhje me pasurine e bashkeshortes se kreut te PS-se dhe ka kerkuar sqarime publike nga ana e kreut te opozites. Bardhi u shpreh se Rama, duhet te sqaroje nese ka qene ne konflikt interesi, ne kohen kur ka dhene lejen per ndertimin e ketij pallati. Ajo ka shtuar se kreu i PS-se, duhet te sqaroje edhe nese ka pasur shkelje per dhenien e lejes. “Cili eshte historiku i vertete i ketij pallati? A keni qene ne konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie, lejen e ndertimit te ketij pallati? Sa leje ndertimi keni leshuar per ndertimin e ketij pallati? A jane respektuar kushtet ligjore urbanistike ne sheshin e lejes se ndertimit dhe ndertimin e ketij pallati?”, u shpreh Bardhi. Zedhenesja e Partise Demokratike, ka kerkuar nga kreu i PS-se dhe dhenien e informacionit per investitoret e ketij nderimi dhe sqarime per pjesen qe i ka takuar bashkeshortes se Rames, ne kete ndertim. “Cilet jane investitoret dhe pronaret e ketij pallati? A ka histori “paje” ne kete pallat dhe ne rast se po, sa eshte pjesa qe ju dhe bashkeshortja juaj keni marre si “paje”?”, u shpreh Bardhi. Ne deklaraten e PD-se, kerkohen sqarime nga ana kryesocialistit edhe per shumen prej 100 milionesh, qe figuron e deklaruar si kredi pa interes, ne pasurine e bashkeshortes se tij. “Prej me se dy javesh, kryetari i Partise Socialiste, nuk pergjigjet per origjinen e 100 milione lekeve te se shoqes Linda Basha, te marra apo te dhena kredi pa interes, nga zonja Basha, por sipas deklarates se saj ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive pa levizje ne llogarite bankare, jetime per sa i perket partnerit tjeter pa interes”, thuhet ne deklarate. Ndersa ka shtuar se per ceshtjen e parave, kreu i PS-se nuk ka dhene pergjigje, atehere le te jape pergjigje per ceshtjen e pallatit te ndertuar nga bashkeshortja e tij.

6 pyetje nga PD

1- Cili eshte historiku i vertete i ketij pallati?

2- A keni qene ne konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndertimit te ketij pallati?

3- Sa leje ndertimi keni leshuar per ndertimin e ketij pallati?

4- A jane respektuar kushtet ligjore urbanistike ne sheshin e lejes se ndertimit dhe ndertimin e ketij pallati?

5- Cilet jane investitoret dhe pronaret e ketij pallati?

6- A ka histori paje ne kete pallat dhe ne rast se po, sa eshte pjesa qe ju dhe bashkeshortja juaj keni marre si paje?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›