E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transplanti shqiptaretADN te njete me kosovaret

TIRANE- Nese do ti nenshtroheni nje transplanti te veshkes pyesni me pare per kombesine e dhuruesit. Kjo pasi sipas nje studimi te realizuar nga specialiste te imunologjise ne QSUT jo te gjithe popujt kane pershtatshmeri gjenetike dhe si pasoje mund ta pranoje ose jo organin e dhuruar. Mjeku i njohur Genc Sulcebe i
cili ka bere edhe studimin thote se popullata e Shqiperise eshte e njejte gjenetikisht me ate te Kosoves por ka pak perputhshmeri me serbet dhe kroatet. Ky studim vuri ne dukje me provate adn-se se popullata e Shqiperise dhe ajo e Kosoves jane gjenetikisht njelloj.

Fakt tjeter interesant eshte se popallat shqiptare dhe kosovare jane shume te ngjashme gjenetikisht me ata greke dhe gjithashtu me popullatat bullgare dhe
maqedonase. Nderkohe qe popullatat e tjera ballkanike sic jane popullatat kroate serbe ose boshjake jane me te largeta nga pikepamja gjenetike me popullaten
shqiptare - ka deklaruar mbi rezultatet e ketij studimi mjeku Sulcebe. Studimi eshte prezantuar djene simpoziumin shkencor te imunologjise ku ishte i pranishem edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Studimi qe paraqitet ne fushen e gjenetikes se popullatave perben nje kontribut origjinal per te kuptuar substratin gjenetik te origjines se popullit shqiptar dhe te marredhenieve te tij me popullatat e tjera ballkanike dhe europiane - ka thene ministri Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›