E Diel, 1 Nëntor 2026

Transplantimi i plotë i fytyrës, 36 orë ndërhyrje

Kirurgët amerikanë kanë kryer transplantimin më të plotë të një fytyre deri më sot. Javën e kaluar, në një operacion që zgjati 36 orë një ekip i përbërë nga mbi 100 kirurgë e infermierë në Universitetin e Marylandit në Qendrën Mjekësore në Baltimore kreu transplantimin e fytyrës tek  Richard Norris, një 37-vjeçar i cili kishte mbetur i shpërfytyruar nga një aksident me armë 15 vjet më parë.

Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim, i cili dhuroi gjithashtu, zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe një veshkë për 5 pacientët e tjerë.

Operacioni ishte rezultat i një pune kërkimore mjekësore 10 vjeçare në kuadër të një programi të financuar nga Pentagoni për të ndihmuar veteranët e luftërave në Afganistan dhe Irak të plagosur nga lëndë shpërthyese.

transplanti Richard Lee Norris, para aksidentit tragjik Pas aksidentit tragjik me arme I riu, pas transplantit te plote te fytyres

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›