E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti i së ardhmes, Cyrih -Pekin për 1 orë e 15 minuta

Transporti i së ardhmes do të funksionon në sistem të tubave me kapsula. Në gypat me vakum, kapsula në formë të trenit mund të lëviz me shpejtësi prej 6500 kilometrash në orë.

Me transportin e së ardhmes nga Cyrihi për në Pekin do të mbërrini për 1 orë dhe 15 minuta. Pastaj në Hawai, do të jeni për 1 orë dhe 55 minuta. Për në Sidnei do të ju duhen vetëm dy orë e gjysmë, transmeton Albinfo.ch.

Çdo kapsulë udhëtimi ka vend për gjashtë udhëtarë. Sipas shpikësve të ET3, forcat e gravitetit nuk paraqesin problem për udhëtarët. Duke shtypur alarmin, udhëtarët në raste emergjente do të mund të ndalin ketë mjet udhëtimi.

Sipas shpikësve amerikanë të ET3, sistemi i zhvilluar i transportit do të jetë më i lirë se në trafikun ajror apo hekurudhor. Megjithatë deri më tani mungon interesimi i kompanive për realizimin e këtij projekti.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›