E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cliff: Zgjedhjet, vetëm sipas Planit të Ahtisaarit

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se në Kosovë munden të mbahen vetëm zgjedhjet lokale që organizohen në pajtim me Planin e Ahtisaarit, ose me propozimin gjithëpërfshirës të zgjidhjes së statusit. ”Sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe presendenciale të Serbisë, është bindja jonë se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë, kanë të drejtë të votojnë në ato zgjedhje”, ka thënë Cliff, për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Ai tha se mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të ishte shkelje direkte e Rezolutës 1244 të KS të KB. Lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, ambasadori deklaroi se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë kanë të drejtë absolute të votojnë në ato zgjedhje.

Cliff, raporton agjenci Beta, ka thënë se për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhje presidenciale dhe parlamentare duhet të merren vesh Kosova, Serbia dhe OSBE. Sipas vlerësimit të tij, NATO deri më tashti ka dërguar 700 ushtarë nga rezerva për të qenë të gatshme për incidente eventuale në prag të zgjedhjeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›