Transporti i shefit te Krimeve ne Itali

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni sanitar që pritet të transportojë drejt Italisë shefin e policisë kriminale të Burrelit që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës gjatë një operacioni për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Shefi i krimeve, Musa Skurra ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Plumbat i kanë dëmtuar pjesën më të madhe të organeve jetike. Edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai mbetet në gjendje shoku për shkak të traumave të renda.
“I sëmuri kishte dëmtime të 5 organeve, i hoqëm një veshkë, ndërkohë që ka patur dëmtim të zorrëve, dëmtim të shprektës dhe stomakut. Të shohim fazat e ardhshme”, ka deklaruar mjeku reanimator Bardh Kurti që shtoi se operacioni zgjati për më shumë se 7 orë.
Dërgimi në Itali për një mjekim më të specializuar u paralajmërua ditën e hënë nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
“Po punojmë për ta transferuar komisarin në një nga spitalet më të specializuara që ka Italia, ai në Foxha. Është më i miri. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga aviacioni sanitar për ta transportuar atje dhe besojmë se ai mund ta përballojë fluturimin”, ka thënë Noka.
Plagosja
Gjatë operacionit në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e policisë, që drejtohej nga shefi i krimeve, Musa Skurra i zuri rrugën motorit me të cilin udhëtonin dy të kërkuarit, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë hapën zjarr drejt policisë.
Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri mbeti i plagosur rëndë komisar Musa Skura dhe njëri nga të kërkuarit, Fitim Alla, 19 vjeç. Burime nga policia konfirmuan se i plagosuri tjetër, 19-vjeçari Fitim Alla, i cili ishte një nga 2 personat e kërkuar, u dërgua në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas po të njëjtave burime, u shoqëruan për në polici edhe dy persona të tjerë, Vilson Milkurti dhe Riges Lifja, rreth 20 vjeç, të dyshuar dhe këta si pjesëtarë te grupit. Policia bëri të ditur se forca të shumta policore të përforcuara nga forcat speciale shkuan për kontroll në fshatin Suç, pasi mendohet se mund të ketë armë dhe municione të tjera të fshehura nga persona të ndryshëm.