E Enjte, 5 Nëntor 2026

Transportoi 30 refugjatë, policia e Gjirokastrës i filmon me dron nga distanca (Pamjet e ndërhyrjes)

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit” në Gjirokastër, shërbimet e policisë kanë ndaluar një furgon tip “Benz”, që transportonte 30 emigrantë të huaj. Mjeti drejtohej nga 32-vjeçari D.H. banues në Tiranë. Ky i fundit po i transportonte emigantët në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›