E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO / Sirena policie dhe qytetarë të trembur, çfarë ndodhi pas vrasjes së Brahimit në Athinë

Mediat greke kanë publikuar momentin pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan Brahimi, mbrëmjen e së enjtes.

Në këto pamje shihet vendi i rrethuar nga policia, dhe njerëzit e alarmuar, pak çaste pasi kishte ndodhur vrasja.

Brahimi, 32-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Athinë, rezulton i martuar në Shqipëri.

Shtetasja që ndodhej me të në makinë në momentin e atentatit, nuk është bashkëshortja e tij. Me Katerina Beqon, 37 vjeçe, Brahimi ishte në një lidhje dhe me të kishte një fëmijë.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›