Trapattoni, operacioni mbyllet me sukses

Ndërhyrja kirurgjike ka përfunduar me sukses për trajnerin e kombëtares irlandeze, Giovanni Trapattoni.
Ndërhyrja rutinë zgjati rreth një orë dhe tani tekniku po pushon në dhomën e tij në spitalin e Dublinit.
Trajneri 71 vjecar që ka drejtuar shumë skuadra, pritet të lërë spitalin brenda fundit të javës. Ai u ndje keq pasi konsumoi disa produkte detare kur ndodhej ne Itali.