E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimtari i Judës

Kimete-Berisha-150x150Nga Kimete Berisha

I biri i kryetarit të Lipjanit Shukri Buja, Valoni, është duke kaluar fazën e James Dean-it, aktorit që voziti shpejt- jetoi shpejt.

Për të qenë James Dean duhet të kesh veturë të shtrenjtë që shkon shpejt, bën edhe BMW, prandaj Valoni i plotëson të gjitha kushtet që tia shkelë 120 kilometra në orë për tu futur në Valoni Petrol.

Kur Valoni e pa pompën e benzinës Valoni Petrol duke kaluar në Veternik, iu duk që edhe ajo është pronë e vetja, prandaj hyri ashtu siç hyn Valoni në pronën e tij Lipjanin.

Dean-ët e Lipjanit i kanë do momente kur i japin gaz, si atëherë Shukri Buja në Gjykatën e Hagës kur dëshmoi kundër UÇK-së së Fatmir Limajt.

Komandant Gazetari i UÇK-së, përgjegjësinë edhe për civilët e arrestuar në zonën ku ai po komandonte, ia hedh Komandant Çelikut.

dhe kur ka ndodhë me një arrestim dhe kur jam pyetur se çka të bëjë, thjesht kam thënë nise për Kleçkë, ka thënë Buja para dhe arsyetohet se nga Fatmir Limaj i ka marrë urdhrat në atë kohë.

Spiuni i UÇK-së në përgjithësi, dhe i Fatmir Limajt në veçanti, Shukri Buja, i ka thënë më 28 prill 2003 batalionit finlandez të KFOR-it në Kosovë se ai personalisht i ka përcjellë njerëzit duke dalë nga burgu i Lapushnikut.

Spiuni i spiunëve të SHIK-ut, Shukri Buja, kurrë nuk e ka pranuar se vetë ka arrestuar njerëz, por e ka pranuar se ka marrë pjesë në konfiskimin e armëve të të arrestuarve.

Dhe, në dëshminë e tij shkruan se për arrestimet ishin në dijeni inteligjenca e UÇK-së.

Por, bartësit e inteligjencës së UÇK-së ende e gëzojnë lirinë që ua ka sjellë UÇK-ja ushtarake.

Në dëshminë e tij kundër Limajt, Buja ka thënë se ka pasur edhe arrestime edhe për hakmarrje individuale.

Bujat ta ftohin jetën!

Të mashtrojnë, as nuk i heton, për shkak se duken fytyrë- rrumbullakët si Çarli- damat e viteve të njëzeta që janë dukur, të buta, syhapura, frikacake dhe të pafajshme.

Dëshminë për përgjegjësinë e komandës në Kleçkë, Shukri Buja e ka bërë në pjesën e fundit të rrëfimit të tij para prokurorëve të Hagës në çështjen kundër Limajt.

Në vend të mirënjohjes për kontributin e tij kundër njërës UÇK, UÇK-ja tjetër e ka lejuar Shukriun (Shukri nga arabishtja do të thotë Mirënjohje), që sa herë që të dojë ta udhëheqë Lipjanin e të bëjë me komunën çfarëdo që ti bie në mend.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›