E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira etnike në Rusi, 700 të arrestuar

Të paktën 700 persona janë arrestuar në qendër të Moskës në përpjekje për të parandaluar përleshjet e mëtejshme etnike pas goditjes për vdekje të një tifozi futbolli, thekson policia.
Dhjetëra të tjerë raportohet të jenë arrestuar në qytete të tjera të Rusisë.

Vrasja e një tifozi të Spartakut të Moskës, javën e kaluar, pas përleshjeve me persona nga Kaukazi Verior, ka nxitur trazira dhe sulme ndaj anëtarëve të pakicave etnike.

Të shtunën, qindra persona u përleshën me policinë jashtë Kremlinit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›