E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i kërkon prova të forta për trafikimin e organeve

Policia e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se kërkon “fakte të forta” për pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit, civilët e burgosur nga UÇK-ja janë vrarë në Shqipëri, ndërsa veshkat e tyre janë shitur në tregun e zi.

Marti gjithashtu ka sugjeruar se Thaçi një kohë ka qenë “bosi” i nëntokës kriminale në Kosovë.

Zëdhënësja e policisë së EULEX-it, Karim Limdal, tha se “prokuroria i bazon hetimet dhe aktakuzën mbi fakte dhe prova të forta”.

Ndersa sot, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton, tha se Brukseli i merr akuzat seriozisht, por e ftoi z. Marti që të dalë me prova.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›