E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira të reja në paralagjen e Stokhlomit

 Në paralagjen e Stokholmit, në të cilën jetojnë kryesisht emigrantë, demonstrues të rinj edhe sot kanë djegur sërish automobila dhe e kanë gjuajtur policinë me gurë, njoftojnë medie suedeze.

Në disa paralagje janë djegur disa automobila.

Trazirat kanë filluar para një jave në paralagjen Husbi, në të cilën jetojnë 80 për qind emigrantë, pasi që policia vrau një emigrant 69 vjeçar që vringëllonte shpatën para opinionit.

Kjo vrasje shkaktoi hidhërimin dhe fillimin e demonstratave.

Trazirat dje janë zgjeruar edhe në qytete të tjera më të vogla suedeze./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›