Trazirat në Egjipt, ushtria nxjerr tanket para pallatit presidencial
Ushtria e Egjiptit ka vendosur tanket dhe autoblindat jashtë pallatit presidencial në Kajro. Ky zhvillim pason përleshjet vdekjeprurëse ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhammad Morsi gjatë ditëve të fundit.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se të paktën pesë njerëz janë vrarë në trazira, ndërsa mbi 350 të tjerë janë plagosur. Kundërshtarët e Morsit protestojnë kundër një dekreti të ri kushtetues, që ka nxjerrë presidenti muajin e kaluar, duke i dhënë vetes kompetenca gati të pakufizuara.
Ata po ashtu janë të pakënaqur me draftin e ri të kushtetues, të nxjerrë nga aleatët islamikë, për të cilin thonë se minon disa të drejta themelore.
6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Trazirat në Egjipt, ushtria nxjerr tanket para pallatit presidencial burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP