E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli pershpejton ndertimin e kolonive

Zyra e kryeministrit Netaniau ka replikuar kundër presioneve ndërkombëtare duke thënë se lëvizja e njëanshme palestineze në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një dhunim i pastër i marrëveshjeve për të cilat kishte dhënë garanci pikërisht komuniteti ndërkombëtar. Asnjeri nuk duhet të pretendojë se Izraeli do të qëndrojë duarkryq dhe të mos reagojë vazhdon më tej deklarata. Ndërkohë që është bërë i ditur qëllimi i ndërtimit të 1700 kolonive në Jeruzalemin Lindor, Parisi, Londra, Stokholmi dhe Madridi kanë thërritur ambasadorët izraelitë. Por kryeministri Netaniu nuk ka ndërmend të tërhiqet pavarësisht dhe zërave të brendshëm që vënë alarmin për izolimin e vendit. Menjëherë pas reagimit të kreut të diplomacisë europiane Ketrin Eshton ka ardhur dhe reagimi i Francës, Britanisë së Madhe, Zvicrës dhe Spanjës që kanë organizuar takime me ambasadorët izraelitë duke shprehru shqetësimin për planin e ndërtimit të vendbanimeve të reja në Jeruzalem. Por presioi është rritur dhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›