E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Korçë, policia shoqëron 20 tifozë

Policia e Korçës njoftoi se ka shoqëruar 20 persona pas trazirave të një nate më parë në stadiumin Skëndërbeu të qytetit. Sipas policisë, 4 tifozë të Skëndërbeut do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Stadiumi i qytetit të Korçës u përshi nga trazirat në prag dhe gjatë ndeshjes për Supërkupën e Shqipërisë mes Skëndërbeut dhe Tiranës. Shumë tifozë të ekipit kryeqytetas kishin udhëtuar drejt Korçës për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Dy tifozeritë u përfshinë në sherr mes njëra-tjetrës që përpara nisjes së ndeshjes. Në minutat e para tifozët e të dyja skuadrave kanë hedhur sende të forta dhe fishekzjarre në fushë dhe në drejtim të njëri-tjetrit.

Superkupa u fitua nga ekipi i Tiranes, me rezulatin e ngushte 1:0, me nje gol te shenuar nga Bala.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›