Tension në Bulqizë, pritet nxjerrja e grevistëve
UPDATE- Pas nje nate te tensionuar, situata ne minieren e Bulqizes vazhdon te jete e ndere.
Forca te shumta te policise, pasi kane marre ne kontroll zyrat e ACR-se kane blinduar te gjithe hyrjen e minieres, nderkohe qe pritet dalja e minatoreve greviste nga nentoka, ku qendrojne te ngujuar prej 27 ditesh.
Mesohet se komisioni i greves ka vendosur te behet nje zhvendosje e vendit ku zhvillohet greva e urise, per t’u vendosur ne cadra para ambienteve te ACR-se, por ende nuk ka ndonje konfirmim zyrtar.
Tensionet
Në Bulqizë kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe te tjera mesohet se qendrojne ne gatishmeri. Gjithe zona, jo vetem ne hyrje te minieres, eshte e blinduar.
Ne mesnate forcat e policise munden te marrin ne kontroll zyrat e ACR, duke synuar te zbresin edhe ne galeri. Perfaqesues te sindikates kane zhvilluar takim me perfaqesues te policise, por pa dale ne nje rezultat. Kreu i konfederates, Nikollaj gjate nje deklarate per mediat vizive ka akuzuar policine per ushtrim dhune pa asnje lloj arsyeje.
Vete minatoret kane marre te gjitha masat per izolimin e hyrjes dhe bllokimin e ashensoreve, per te penguar hyrjen e permbaruesve ne galeri, ku prej 26 ditesh ata qendrojne te ngujuar ne greven e urise.
Vendimi parashikon nxjerrjen nga ambientet e minierës të gjithë minatorët grevistë.
Situata aktuale pason ate te pasdites se djeshme, kur përfaqësues të minatorëve dhe të Përmbarimit u përfshinë në një debat. Disa ditë më parë, ministria e Ekonomisë urdhëroi që të zbatohej vendimi i gjykatës dhë të nxirreshin nga greva minatoret, pasi nga amortizimi i tepërt i minierës së Bulqizës rrezikohet jeta e tyre.
Vetë minatorët janë shprehur se nëse do të tentohet nxjerrja me forcë e tyre, ata do të hapin tubacionet, veprim i cili rrezikon jetët e tyre.
Greva vazhdon, ACR: Gati të plotësojmë kerkesat
Kompania konçesionare ACR përsëriti sot gatishmërinë e saj për të plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve në mënyrë që të rifillojë menjëherë punë në minierë dhe të kthehet normaliteti.
Në një komunikim për shtyp, administratori Giga Bedineishvilli tha se kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla po pengon nënshkrimin e marrëveshjes mes kompanisë dhe minatorëve.
Më heret, Komisioni i Grevës në një mbledhje ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.
Kreu i Konfederatës, Kol Nikolli tha se do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minatorëve, duke shtuar, se minatorët nuk tërhiqen në asnjë nga kërkesate tyre. Minatorët shprehën gadishmërinë e tyre për të firmosur një aktmarrëveshje, duke ftuar përfaqësuesin e ACR-së në Bulqizë.
Sipas tyre, gjendja e minatorëve grevistë është mjaft e rënduar.