Luton dorëzohet, Arsenali buzëqesh

Nuk ka mrekulli për Luton në ndeshjen e javës së 15-të të Premier League. Debutuesit iu dorëzuan Arsenalit me një rezultat 4-3 dhe tepër dramatic për mënyrën se si shkoi loja. Topçinjtë janë ngjitur në 36 pikë, +5 pikë ndaj Liverpoolit dhe +6 ndaj Manchester Cityt, aktualisht në shkallën më të ulët të podiumit. Luton shënoi i pari, kaloi në epërsi me Osho, por para pushimit Arsenali përmbysi gjithcka me Martinelli dhe Gabriel Jesus.
Në pjesën e dytë, Luton kaloi menjëherë në epërsi 3-2 falë Adebayo dhe Barkley, por Havertz barazoi rezultatin tre minuta më vonë dhe në minutën e 97-të Rice shënoi një tjetër parakalim, për një fitore 4-3.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Wolves mundi Burnley 1-0 falë golit të Hwang në minutën e 42-të. Me këtë sukses skuadra e O’Neil ngjitet në vendin e 12-të me 18 pikë ndërsa Burnley mbetet në zonën e kuqe.