Trazirat në veri të Kosovës, MEPJ bën thirrje për de-përshkallëzim të situatës

Ministria e jashtme e Shqipërisë ka bërë thirrje që shkaktarët e akteve vandaliste në veri të Republikës së Kosovës të sillen para drejtësisë. Duke adresuar qendrimin zyrtar për përshkallëzimin e situatës në kufi më Kosovën, Shqipëria shprehet veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës.
Sipas të njëjtit qendrim këto nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Po ashtu këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndëkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit, përcakton deklarimi zyrtar. Thirrja e Shqipërisë është që Serbia të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës. “Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, apelon ministria e jashtme e Shqipërisë duke kujtuar se Shqipëria është angazhuar si e tillë në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.
Po ashtu, si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria angazhohet publikisht se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt ç’tensionimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut.