E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E duam Shqipërinë pa Sali”, protesta e PS-së jashtë KQZ-së

“Falenderojmë zotin që na shpëton nga këta kriminelë elektoralë si Lulzim Basha, Arben Ristani, Sali Berisha”. Kjo ishte deklarata e lëshuar nga deputeti Namik Dokle sot në protestën e organizuar nga dhjetra militante përpara Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa nën një zë, përcuan mesazhin “ e duam Shqipërinë pas Sali”!
 

“Ju them këtyre policëve të rinë të qetë, nuk i prek njeri, por ata që janë pas komandantëve që nga Burgaj, të kenë parasysh të mos prekin të drejtën tonë, për rezistencën paqësore për mbrojtjen e votës sonë”.
 

Mes brohoritjeve të shumta të simpatizantëve të PS-së, mjaftë deputetë rrethuan KQZ-në, duke deklaruar se kryetari i këtij institucioni, “po futet thellë në gropën e nenit 24 në kodin penal”.
 

Ndërkaq, deputeti opozitar Pandeli Majko shtroi pyetjen e radhës se “Po të kishin fituar ata, a do të mblidhej KQZ-ja”?

Me anë të kësaj pyetje, Majko theksoi se po shkelet hapur ligji, ndërsa shprehimisht theksoi se vota u pa hapur teksa numërohej nëper media.  

Spartak Ngjela, iu bashku turmës së ngritur në këmbë, duke kujtuar se i gjithë ky tension është krijuar, pasi ende në Shqipëri nuk funksionojnë institucionet. Për të, e gjithë kjo shkelje, e con vendin vite prapa, dhe kësisoj duke mbetur jashtë Europës dhe se raporti i OSBE/ODIHR, e implikon kryeministrin Berisha.

Deputetja Ermelinda Meksi, u ndal në fitoren e opozitës, ndërsa me të në krye, Shqipëria do i thotë “po Europës”. Jashtë ambienteve të KQZ-së, Meksi kërkoi që të gjithë ndëshkuesit të vihen përpara ligjit, duke marrë ndëshkimin e duhur dhe në të njëjtën kohë, iu shpreh mirënjohje OSBE/ODIHR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›