E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre anije të NATO-s vizitë në Vlorë. MM: Operacioni mbështet integrimin

anija-natoVlorë- Një vizitë e paparashikur është bërë sot në qytetin e Vlorës nga tre anije të NATO-s.

Burime nga policia portuale bëjnë me dije se anijet kanë qenë në Maltë dhe krejt pa pritur kanë qëndruar edhe në vendin tonë.

“…janë ankoruar tre anije të Grupit të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2, të cilat do të qëndrojnë për një vizitë në këtë port, nga data 7 deri më 10 qershor 2013. Kjo vizitë portuale realizohet në kuadër të planit të mbështetjes për integrimin me NATO dhe ka për qëllim familjarizimin me procedurat standarde operacionale detare.

Pas akostimit të anijeve në portin e Vlorës, komandantët e anijeve do të bëjnë një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare në Pashaliman ku do të priten nga komandanti i saj, Kapiten i Rangut të Parë Subi Zenelaj. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Vlorë ekuipazhi i anijeve do të bëjë edhe disa vizita në objekte kulturore dhe muzeale të qytetit”,-njofton Ministria e Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›