E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfituan pension padrejtësisht në Itali, padi penale për 14 shqiptarë

pension-ne-italiItali- 14 shqiptarë janë paditur në Macerata të Ankonës për përfitim të padrejtë të pensionit. Mediat italiane raportojnë se bazuar në kontrollet e herë pas hershme mbi pensionet sociale që të huajt e moshuar marrin në Itali në total në atë qytet janë padituar 17 shtetas.

Persona e paditur akuzohen se marrin pa i takuar me ligj një shumë prej rreth 5.700 eurosh në vit që i jepet personave mbi 65 vjeç me banim të rregullt e të vazhdueshem në shtetin fqinj.

Kryesisht këta janë prindër të emigrantëve të mbërritur në Itali përmes procedurave të bashkimit familjar. Në shkurt të 2013-ës 25 personash, kryesisht shqiptarë u zbulua se merrnin pension për prindërit. Por këta të fundit nuk jetonin në Itali, pasi rezultoi se ishin kthyer në Shqipëri.

Mbi ta tani rendon akuza e vjedhje me mashtrim të vazhdueshëm e në rrethana rënduese në dëm të shtetit dhe personave të akuzuar u kërkohet edhe kthimi i  shumave të përfituara gjatë viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›