E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre gjeneralet Dekretet e presidentit te jashteligjshme

Tre gjeneralët e shkarkuar pak ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani e quajnë të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e premte, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kanë kërkuar nga kreu i shtetit të citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin e tyre nga detyra, duke deklaruar se dekreti mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim është i paligjshëm. “Dekretet e Presidentit për lirimin nga detyra kanë mospërputhje ligjore dhe janë dërguar në rrugë postare. Presidenti ka injoruar ligjin pasi dekretet e tij janë publikuar me vonesë. Heshtja nuk i shërben askujt, ata që kanë bërë këtë të japin një shpjegim. I bëjmë thirrje presidentit të na citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin tonë”, janë shprehur tre gjeneralët. Presidenti Bujar Nishani disa ditë më parë dekretoi lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare, çka solli reagimin e tyre. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›