Tre marrëzirat e djeshme të Ramës

- Edi Rama premtoi t’u heqë taksat, atyre që marrin 200 mijë lekë pagë, kur paga minimale aktuale është 210 mijë lekë; pra premton t’u heqë taksat, atyre që s’janë në punë e që s’paguajnë taksa.
- Edi Rama premtoi dje se çdo shkollë duhet të ketë mësues fizkulture, kur në fakt, që me themelimin e sistemit arsimor, çdo shkollë ka mësues të tillë. Mbetet që nesër, Saimir Tahiri të shtojë propozimin që çdo shkollë të ketë dërrasë të zezë.
- Festimi i 21 vjetorit të FRESSH-it, u bë nga një politikan që s’ka kuptuar ç’ka qenë FRESSH-i. Dje ai i shndërroi festimet në humor, dhe pritet që me delirin e diktatorit, gjithnjë e më shumë, të ikë me pushime e të lërë sozinë e tij të merret me politikë.
Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar pasditen e djeshme 21-vjetorin e themelimit të tij. Ceremonia e 21-vjetorit të FRESSH u zhvillua në formën e një produkti televiziv me të rinjtë socialistë dhe kryetarit të PS, Edi Rama. E ideuar si një kaskë aktorësh, ku secili kishte rolin e tij, me protagonist kryetarin Rama mesazhi kryesor që doli nga në këtë 21 vjetor të forumit të të rinjve socialistë ishte jo serioziteti.
Në ditëlindjen politike të një organizate politike ra në sy mungesa e politikës, e cila ishte zëvendësuar mjeshtërisht me skeçe humori, që duhet thënë ruajti dinamikën dy orëshe të festimeve.
Kryetari i PS, Edi Rama ishte përkujdesur deri në detaje mikromenaxhimi të teksteve që të rinjtë socialistë do të shprehnin shqetësimin për situata të ndryshme, si arsimi, punësimi, shëndetësia, etj. Shqetësimet e të rinjve socialiste ju përcollën publikut teleshikues edhe në formë kollës, bërtitjes, ovacioneve dhe këngëve. Dhe pas çdo një prej tyre, fjalën e merrte Rama që premtonte t’u heqë taksat, atyre që marrin 200 mijë lekë pagë, kur paga minimale aktuale është 210 mijë lekë. U hoqi taksat, atyre që s’janë në punë e që s’paguajnë taksa. Edi Rama premtoi dje se çdo shkollë duhet të ketë mësues fizkulture, kur në fakt, që me themelimin e sistemit arsimor, çdo shkollë ka mësues të tillë. Mbetet që nesër, Saimir Tahiri të shtojë propozimin që çdo shkollë të ketë dërrasë të zezë.
Kuptohet vetiu që festimi i 21 vjetorit të FRESSH-it, u bë nga një politikan që s’ka kuptuar ç’ka qenë FRESSH-i. Dje ai i shndërroi festimet në humor, dhe pritet që me delirin e diktatorit, gjithnjë e më shumë, të ikë me pushime e të lërë sozinë e tij të merret me politikë. Në fakt, sozia e Ramës do të ishte më serioz me kollaren normale.
Rama deklaroi në praninë e Gramoz Ruçit se, “ne do të do të sjellim lirinë”. E kuptoni fort mirë për çfarë lirie propozon Rama dhe zbaton Gramoz Ruçi, ish-ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit.
Ndërkohë Rama ka riprekur në fjalimin e tij para të rinjve edhe çështjen e shumë-debatuar të taksimit.
“Ne do të qeverisim me drejtësi”.
Por drejtësia në gojë të Ramës është si liria në gojë të Enver Hoxhës. Rama do të përballet së shpejti me drejtësinë duke thënë llogari për firmën e paligjshme për shndërrimin e një lulishteje publike në shesh ndërtimi pallati për familjen e Linda Bashës, bashkëshortes së tij. Edhe për 100 milionët anonimë të znj. Rama të huazuara nga persona të tretë presin përgjigje publike. Janë këto dy çështje tepër delikate që kërkojnë një transparencë publike për hequr të gjitha dyshimet e kapjes në flagrancë së ish-kryebashkiaku Rama dhe bashkëshortes Linda Basha.
Tre marrëzitë e djeshme të Ramës janë normale për “gaffeuer” profesionist, që në politikë ka hyrë për të plotësuar egon e sundimit.