E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton shperndarjen e fondeve per partite politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar projektvendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2013. Në bazë të ligjit, 70 % e fondit do të ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20 % ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 % shkon për partitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë kaluar pragun e 1 % të votave në shkallë vendi. Pjesën më të madhe të buxhetit prej 200 milionë lekësh i marrin dy partitë e mëdha, Partia Demokratike merr mbi 83 milionë lekë dhe ajo Socialiste merr mbi 80 milionë lekë. Pjesa tjetër ndahet mes LSI-së, PDIU-së, PBDNJ-së, PR-së dhe PSD-së.

Ndarja e mandateve të deputetëve është bërë sot objekt debati mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi që në fillim të saj, mbledhja e KQZ është shoqëruar me akuza dhe debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Kërkesa e nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba për çështjen e dhënies së informacionit në lidhje me ndarjen e mandateve dhe refuzimi i saj nga kryetarja e Komisionit Lefterie Lleshi, ka ngjallur debate mes anëtarëve.  Socialistët i kërkuan llogari sekretares së përgjithshme për shkelje te ligjit, kërkesën e dërguar në Kuvend,mbi një çështje të tillë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›