Tre muaj pas vrasjes, policia ruan shtëpinë e Dritan Lamajt
TIRANE- Banesa e kryekomisarit të ekzekutuar para tre muajsh vazhdon të “ruhet” nga forca policie. “Gazeta Shqiptare” ka arritur të sigurojë disa fotografi, ku duken fare qartë oficerët e policisë, që rrinë poshtë shtëpisë së Dritan Lamaj, edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga ekzekutimi mafioz i tij. Prej disa kohësh banesa dhe familja e të ndjerit ruhet nga forcat e policisë, të cilët janë vendosur aty me turne. Burime nga policia bëjnë me dije se më tepër bëhet fjalë për monitorimin e zonës dhe banesës së kryekomisarit, për t’i paraprirë ndonjë rreziku të mundshëm. Por, ende nuk dihet nëse arsyeja e vërtetë e “ruajtjes” së familjes së Lamajt është për shkak të shmangies së ndonjë rreziku, apo kanë qenë vetë familjarët që kanë kërkuar mbrojtjen e forcave të policisë. Madje, edhe banorët e lagjes ku jeton familja e ish-shefit të komisariatit nr. 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj, pohojnë se prej kohësh poshtë shtëpisë së tij rrinë oficerë policie, të cilët ndërrohen me njëritjetrin përgjatë 24 orëve. “Nuk e marrim vesh se pse e ruajnë tani, sepse ajo që kishte për të ndodhur, ndodhi”, pohojnë komshinjtë e tij.
RUAJTJA
Në ruajtje nga forcat e policisë vazhdon të jetë edhe familja e ish-shefit të krimeve të komisariatit nr.6 në kryeqytet, ose krahut të djathtë të Dritan Lamajt. Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzekutimit të kryekomisarit, është marrë në mbrojtje edhe Arianit Arapi, i cili pak minuta pas ekzekutimit të Lamajt është kërcënuar me një mesazh në celularin e tij. Mësohet se përkatësisht mesazhi përmbante këto fjalë. “Tanin e hoqëm, tani e ke radhën ti...”. Një kërcënim të tillë e ka pranuar edhe vetë ishshefi i krimeve në komisariatin nr. 6 në kryeqytet, i cili aktualisht drejton komisariatin e policisë në Pogradec. Faktin se pas ekzekutimit të Lamajt është kërcënuar edhe krahu i djathtë i tij e kanë pranuar gjithashtu edhe strukturat më të larta të policisë, të cilët kanë ofruar mbrojtje për Arianit Arapin. Ky i fundit, sipas burimeve policore, vijon të drejtojë komisariatin e policisë në Pogradec, por nën survejimin e forcave të shumta policie që përgjigjen për jetën e tij. Në mbrojtje është marrë edhe familja e Arapit në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë, ai dhe familja ruhen që pas kërcënimit që ka marrë në telefon Arapi. Pas ekzekutimit të Dritan Lamajt, nuk ka qenë aspak e lehtë as për familjen e tij dhe as për ata me të cilëtkryekomisarikapunuar. Dritan Lamaj u ekzekutua në 24 shkurt të këtij viti, teksa ishte duke dalë nga shtëpia e tij. Disa orë pas ngjarjes, policia arrestoi si të dyshuarin kryesor biznesmenin Arben Frroku, i cili aktualisht vijon të qëndrojë në burgjet e Greqisë deri në pritjen e vendimit të ekstradimit drejt vendit tonë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)