Tre shkencëtarë marrin Nobel në Kimi, vlerësohen për përdorimin e inteligjencës artificiale në parashikimin e proteinave

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2024 i është dhënë dy amerikanëve David Baker e John M. Jumper si dhe britanikut Demis Hassabis.
Studiuesve këtë vit Nobeli iu dha për shpikjen e proteinave të reja, si dhe parashikimin e strukturave të proteinave ku u përdor Inteligjenca Artificiale.
Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të parashikuar strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura, teksa nga ana tjetër kimisti David Baker ka mësuar se si të zotërojë blloqet ndërtuese të jetës dhe të krijojë proteina krejtësisht të reja.
Sipas akademisë suedeze të dyja këto zbulime hapin mundësi të mëdha në fushën e kimisë dhe veçanërisht në zbulimet kanë të bëjnë me ndërtimin e proteinave.
Nesër pritet të mësohet fituesi i çmimit Nobel në letërsi. /vizionplus.tv