E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të rinj plagosin një 24-vjeçar me thikë në Berat, dy në pranga, një shpallet në kërkim

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, F. Q., 24 vjeç dhe J. K., 26 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e 24-vjeçarit, F. Q., 27 vjeç, pas një ngjarjeje të dhunshme që ndodhi në qytet.

Sipas autoriteteve, të tre të rinjtë, banues në Berat, dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës një 24-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon punën për kapjen e 27-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›