E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Meta”, vendimi në 25 shtator, Irena Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për gjykim

Fati i dosjes së ish-presidentit Ilir Meta do të mësohet në datën 25 shtator.

Seanca paraprake që vendos nëse çështja do të kalojë apo jo për gjykim është në duart e gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka.

Ilir Meta së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, me ish-vjehrrën, si dhe dy bashkëpunëtorë, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Afera “CEZ – DIA” dhe lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy çështjet që e kanë çuar Metën në qelinë e paraburgimit.

Të hënën atij iu refuzua lirimi nga burgu me vendim të Apelit të Posaçëm për shkak se ai mund të ndikonte tek provat që SPAK ka grumbulluar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›