E Martë, 3 Nëntor 2026

Tre tenorët në Tiranë, koncert për 20 vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës

Koncerti “Tre Tenorët” tashmë traditë rikthehet mbrëmjen e sotme në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë duke premtuar emocione dhe surpriza për publikun artëdashës.

Jo pa qëllim këtë vit koncerti mban titullin tre tenorët për Nënë Terezën pasi data 19 tetor shënon 20 vite të lumturimit të saj nga Papa Gjon Pali II.

Dirigjenti Bujar Llapaj shprehet për programin e larmishëm që do të përfshijë mbrëmja e sotme.

Koncerti tre tenorët mirëpret publikun sonte në mbrëmje në orën 19:00.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›