E Martë, 3 Nëntor 2026

”10 vjet martesë”/ Komedia vjen me një temë universale me të cilën i flet realitetit shqiptar

Komedia “10 vjet martesë” ngjitet  në skenën e amfiteatrit në Parkun e Liqenit. Shfaqja rrëfen të përditshmen e çdo çifti me uljet dhe ngritjet përmes humorit të hollë, kurse aktorët Andia Xhunga dhe Gentian Zenelaj thonë se dashuria u bënë ballë të gjitha sprovave kohore, në një marrëdhënie shumëvjeçare. Komedia vjen me një sukses që në premierën e saj.

 “Është një komedi shumë e bukur që i prek të gjithë, se flet mbi familjen mbi çiftin dhe këto tema i prekin të gjithë. Komedia flet për një çift dhe për te gjithë ngjyrat që ka një marrëdhënie ku qesh nga fillimi në fund por tek skena e fundit të gjithë do të dalin me një pikë lot në sy është dhe familja triumfon”, thotë Andia Xhunga.

Me një temë universale, komedia i flet mrekullisht realitetit në Shqipëri ku spektatorët kanë gjetur një pjesë të jetës së tyre të përditshme në këtë komedi. “10 vjet martesë” do të ngjitet në skenën e amfiteatrit në parkun e liqenit serish në datat 13, 14 dhe 15 tetor e më pas do të nis udhëtimin nëpër qytete të tjera.

Gazetare: Xh Kondi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›