E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vjet nga tragjedia e Gerdecit

Sot mbushen tre vite kur nga nje seri shperthimesh te fuqishme ne nje fabrike demontimi armesh dhe lendesh luftarake qe ndodhej ne Gerdec rreth 25 km larg Tiranes humben jeten 26 vete dhe me shume se 300 te tjere mbeten te lenduar. Pavaresisht interesit te jashtezakonshem mbi kete dosje gjyqesore procesi ku jane 29 te pandehur eshte duke u zvarritur duke u shnderruar ne nje maratone seancash qe shtyhen duke kaluar te gjitha afatet kohore qe parashikon ligji.

Nuk plotesoset aspekti ligjor

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Arben Rakipi ish Prokurori i Republikes te Shqiperise

Ish Prokurori i Republikes Arben Rakipi e ka ndjekur me shume interes procesin gjyqesor Gerdeci. Ai shpreh deshperim qe kjo dosje po peson fatin e disa gjyqeve te tjera te bujshme ne Shqiperi te cilat jane zvarritur pambarim dhe ku sipas tij palet ne proces nuk plotesojne detyrimet qe i jep ligji. Fenomenin e zvarritjeve duhet ta shikojme ne dy aspekte thote Rakipi per DW. Aspekti i pare eshte ai ligjor. I cili nuk plotesohet nga gjykata dhe palet e tjera ne proces qe jane prokuroret dhe avokatet. Te tre se bashku nuk arrijne te aplikojne detyrimin ligjor qe te tilla procese te gjykohen ne menyre te panderprere qe do te thote cdo dite. Ne rast p.sh. se gjykimi nuk eshte e mundur te mbaroje brenda nje seance atehere duhet te shtyhet per te nesermen e keshtu me rradhe dhe jo te lihet per disa jave dhe me keq akoma per disa muaj.

Rakipi Gjyqtaret te merren me ceshtjet me interes per publikun

Ish Prokurori i Republikes thote se calon angazhimi total i gjyqtareve dhe prokuroreve ne te tilla procese. Sipas tij ata duhet te lene menjane cdo dosje tjeter qe kane ne ngarkim per tu marre vetem me ceshtje qe kane interes te jashtezakonshem tek publiku. Aspekti i dyte eshte thjesht ndergjegjesimi i paket i tyre ne raport me ate qe publiku percepton dhe pret prej gjyqtareve prokuroreve dhe avokateve. Per rrjedhoje degradimi i procesit shkon ne menyre te atille sa qe vihet ne dyshim dhe dhenia e drejtesise ne fund te tij.

Sipas Arben Rakipit kodi i procedures penale ka parashikuar gjithcka qe nje gjykim i filluar te mbaroje shume shpejt. Keshtu nuk mund te digjen afatet e paraburgimit apo te procesit ne teresi. Thjesht gjithcka ngel tek ana organizative e punes dhe impenjimit konkret te gjyqtareve prokuroreve e avokateve qe ata te permbushin detyrimet qe parashikon ligji.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kujtim Puto ish anetar i Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi.

Avokati Kujtim Puto ka punuar 12 vite si anetar i Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi. Ai mendon se ecuria e proceseve te tilla te rendesishme eshte nje tregues per nivelin e punes dhe te besueshmerise se sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Per fat te keq ndjehet nderhyrje e politikes dhe ekzekutivit ne punen e gjyqesorit thote Kujtim Puto per DW. Pra nje shmangie ose mosrespektim te parimit te nenit 7 te Kushtetutes ne baze te te cilit pushtetet jane te ndara por dhe te balancuara me njera - tjetren. Ne ceshtje qe kane pasoja ose probleme qe lidhen me politiken dhe kur jane te interesuara partite ose organet e ekzekutivit eshte e dukshme ne Shqiperi qe ka zvarritje. Kujtim Puto shton se per zvarritjet ose per vendimet e njeanshme nga gjykata mund te kete reagime ose veprime per eleminimin a parandalimin e tyre. Ai shikon si mjaft te rendesishem psh. rolin e Keshillit te Larte te Drejtesise KLD. shte e vertete qe KLD nuk mund te nderhyje dhe smund te dale ne kundershtim me nje vendim te formes se prere. Por pasi Gjykata e Larte eshte shprehur ne lidhje me shkeljet ne lidhje me nje vendim gjyqesor atehere KLD mund te reagoje edhe me teper.

Puto per permiresimin e punes ne Dhomen e Avokatise

Puto shikon si nje mekanizem nxites per evitimin e rasteve te zvarritjeve ne proceset gjyqesore dhe vendimarrjen e Dhomes Kombetare te Avokatise. Sipas ligjit ajo ka te drejte te marre masa qe cojne deri ne pezullimin e licenses ose heqjen e saj per avokatet. Ne kete drejtim une mendoj se duhet te permiresohet puna drejtuese ne Dhomen Kombetare te Avokatise.

Juristet shikojne mjaft mangesi dhe ne organizmin e brendshem te punes ne gjykata. I dukshem eshte fakti se per gjyqtaret qe kane dosje te rendesishme ne proces caktohen dhe dosje te tjera rutinore qe risin ngarkesen e punes dhe perligjin serine e shtyrjeve dhe spostimeve te datave te seancave gjyqesore.

Autor Arben Muka

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›