E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet mbi rregjistrimin e popullsise ne jug te Shqiperise

Rregjistrimi popullsise mbi bazen e vetdeklarimit te kombesise e fese do te kryhej gjate muajit mars 2011. Pas protestave e reagimeve te juristeve OJF-ve grupimeve dhe shoqatave te ndryshme ai eshte shtyre per ne tetor te ketij viti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vangjel Dule kryetar i partise PBDNJ. Vangjel Dule kryetar i PBDNJ i kujtoi qeverise shqiptare detyrimin se Keshilli Europes rithekson nevojen e nje rregjistrimi te pergjithshem te popullsise ku te perfshihen ne pyetsor edhe te dhenat ne lidhje me perkatesine etnike identitetin fetar e gjuhen amtare.

Nderkaq ne Gjykaten Kushtetuese kryetari gjykates se shkalles se pare te Sarandes ka depozituar kerkesen per amendimin e ligjeve qe lejojne ndryshimin e kombesise permes proceseve gjyqesore. Adelina Asllani historiane thote

... Kombesia as shitet e as blihet ajo duhet te provohet permes dokumentacionit qe ndodhet ne gjendjen civile. Nuk mund te vetedeklarohet personi se eshte grek eshte serb malazez anglez apo keshtu me radhe.

Organizata e minoritetit grek Omonia e shikon ngecjen e procesit te rregjistrimit si shkelje te te drejtave kuader dhe fajeson indirekt qeverine shqiptare.

Aktualisht procesi ka ngecur. Ai nuk po avancon megjithese Keshilli Europes e SHBA jane te preokupuar e te angazhuar per ti dhene zgjidhje ketij problemi. Aktualisht qeveria eshte ne nje lloj heshtje - thote Dhimiter Kokoveshi kryetar i Omonias per rajonin e Gjirokastres.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne jug te Shqiperise ku ka mjaft raste martesash te perziera etnikisht rruga gjyqesore shihet si zgjidhje per percaktimin e kombesise.

Ndersa nje tjeter perfaqesues i minoritetit grek kesaj here ne rolin e nje analisti Jani Jani thote shte ne interes edhe te shtetit shqiptar qe te behet nje rregjistrim i plote i sakte dhe zyrtar i minoriteteve etnike.

Nderkohe Vaso Polo i nje partie te re te minoritetit Mega rrefen rastet e martesave te perziera mes shqiptareve e grekeve kur nga presionet shtetasit nuk kane deklaruar kombesine e vertete

Sipas mendimit tim sot kur ne gjykata behet nje presion i madh per te mos bere ndryshimin e kombesise mbi bazen e dokumentacionit eshte e vetmja menyre rregjistrimi popullsise mbi baza etnike e fetare e cila do tregoje numrin e sakte. Kjo eshte nje fyerje e madhe qe na behet per te mos na lejuar te deklarojme kombesine e fene.

Por kunder kesaj praktike jane ngritur dhjetera shoqata te cilat kane nisur edhe nenshkrimin e nje peticioni me mbi 20 mije firma per te rrezuar si te pavlefshem formularin e rregjistrimit te popullsise.

Skender Korkuti kryetar i shoqates rajonale Laberia e deklaron Regjistrimi popullsise mbi baze te perkatesise etnise e fese eshte nje mine me sahat per popullin shqiptar. ... Shoqata Laberia distancohet plotesisht dhe kundervihet me force qe kjo te mos behet .... Ne duam te mbetet Shqiperia keshtu sic eshte.

Keshtu duket se fati i procesit te rregjistrimit mbetet ende i paqarte.

Autor Odise Kote

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›