E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre vjet nga zhdukja, fazë e re për hetimin ndaj Bleona Matës

Të tjera rreth shkrimit Nëna e Begzimit: S'ka lidhje me trafik të miturish VD1/  VD2/ Gjyshi e nëna e Bleonës: Ja ku dyshojmë Historia e zhdukjes së Bleona Matës VIDEO/ Si u zhduk Bleona Historia e rrëmbimit të 8-vjeçarit, në fshatin Zapod, aty ku u zhduk edhe Bleona Mata Rrëmbimi i të miturit, fakte të reja për 6-vjeçaren KUKËS – Historia e Bleona Matës, vogëlushes të zhdukur më 22 majin e 3 vjetëve më parë teksa kulloste bagëtitë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj, është rikthyer sërish në skenë, pas arrestimit gjatë mëngjesit të djeshëm (31 mars) të një të riu të akuzuar për rrëmbimin dhe trafikimin e një të mituri.

Në familjen Mata është ringjallur një dritë shprese për gjetjen e Bleonës (në atë kohë 6 vjeç), pasi në fshatin Zapod të Kukësit, aty ku vogëlushja humbi çdo gjurmë, është arrestuar një 20-vjeçar i cili dyshohet se ka rrëmbyer një të mitur për qëllim trafikimin drejt Kosovës.

Sipas policisë së Kukësit, Begzim Isa pasi ka mashtruar 8-vjeçarin me inicialet A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me të jashtë vendit, por fatmirësisht i mituri është shpëtuar nga policia, dhe autori ka rënë në prangat e uniformave blu. Sipas informacioneve nga korrespondenti i televizionit A1 REPORT, Bekim Lekica, 20-vjeçari Begzim Isa studion për infermieri në Universitetin e Prizrenit.

Kjo ngjarje ka ngritur pista hetimi të reja edhe për zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata, familja e së cilës jeton në të njëjtin fshat. Nëna e Bleonës ka hedhur akuza ndaj Begzim Isës, dhe ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë edhe këtë rast, e kjo për shkak të lidhjeve të gjakut që ai ka me Qamile Matën, njërën prej 5 vajzave që shoqëronte Bleonën në mal.

Sot, Gjykata e Kukësit pritet të japë masën e sigurisë ndaj 20-vjeçarit Begzim Isa në lidhje me akuzat për rrëmbimin dhe tentativën për trafikim të të miturit. Ndërkohë, pas arrestimit të tij dhe marrjes sërish në pyetje të Qamile Matës, dosja e saj do t'i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Qamile Mata rezulton mbesa e Begzim Isës dhe njëherësh kushërirë e largët me vogëlushen Bleona Mata. Që prej ditës së zhdukjes së Bleonës, Qamilja ka qenë në epiqendër të akuzave të familjarëve të vogëlushes dhe sidomos nënës së Bleonës.

Ndërkaq, pas mbërritjes në Gjykatë të 20-vjeçarit, familjarët e tij të cilët prej orëve të para të mëngjesit u vendosën para këtij organi në shenjë revolte ndaj padrejtësisë që pretenojnë se po i bëhet djalit të tyre, kanë ndërprerë protestën në pritje të vendimit të Gjykatës. Ata e cilësojnë arrestimin e të afërmit të tyre, hakmarrje të ministrit të Brendshëm në lidhje me kërkesën e tyre për dëmshpërblim ndaj pretendimit se janë pronarë të tokës ku është ndërtuar dogana e Morinës.

ALIBIA E FAMILJAREVE: I MITURI NIP I BEGZIMIT, S’E KA RREMBYER
Familjarët e Begzim Isës mohojnë faktin që ai të ketë rrëmbyer 8-vjeçarin me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Nëna e 20-vjeçarit, Shpresa Isa, shprehet se ditën e arrestimit “djali ka qenë duke punuar tokën në fshat dhe nuk ka pasur asnjë lloj tentative të arratiset jashtë kufijve dhe as ta ketë rërbmyer, e për më tepër nipin e tij”, pasi prindërit deklarojnë se ata kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin e veç kësaj kishin hyrje dalje në familjet e njëri-tjetrin e marrëdhënie të mira mes tyre.

FAMILJARET: ARRESTIMI I BEGZIMIT, HAKMARRJE NDAJ NESH
Familjarët kanë protestuar para Gjykatës për padrejtësinë që pretendojnë se është bërë ndaj djalit të tyre. Nëna, Shpresa Isa, dhe vëllai i Begzimit, kanë akuzuar drejtëpërdrejt organet e drejtësisë se po hakmerren ndaj familjes së tyre për shkak të një dëmshpërblimi. Familja pretendon se janë pronarë të tokës ku është ndërtuar dogana e Morinës, dhe shprehen se për t’i mbyllur gojën ministri i Brendshëm i arrestoi djalin.

“Ne kërkojmë dëmshpërblim për këtë pronë dhe në këmbim në formë hakmarrje na është dhënë arrestimi i djalit tonë”, shprehen familjarët për mikrofonin e televizionit A1 REPORT!

POLICIA INFORMACION TE REZERVUAR
Policia e Kukësit ka dhënë informacion të rezervuar në lidhje me të arrestuarin Begzim Isa. I vetmi informacion që uniformat blu deklarojnë, është: Ndalimi i 20-vjeçarit Isa për trafikimin e një të mituri në drejtim të Kosovës. Mungesën e informacionit për mediat, policia e argumenton me faktin se dëmtohet procesi i hetimi, por nuk ka pohuar nëse arrestimi në flagranc i Begzim Isës është bërë në saj të nj ëhetimi të mëparshëm ndaj tij, apo jo.

QAMILE MATA, MBESA E BEGZIM ISES
Pas arrestimit të 20-vjeçarit, pasditen e djeshme është shoqëruar në polici, Qamile Mata, një nga 5 vajzat që shoqëronte Bleonën tre vjet më parë teksa vajzat kullosnin bagëtitë në mal. Shoqërimi i Qamiles, kushërirës së largët të vogëlushes së zhdukur, është nxitur nga arrestimi i sotëm i Begzim Isës, dhe kjo për shkak të lidhjes së gjakut që këta dy të fundit kanë me njëri-tjetrin. Qamile Mata është mbesa e Begzim Isës. Qamile Mata, (në atë kohë 14 vjeç) ka qenë në epiqendër të akuzave të familjarëve të Bleonës si personi që i ka dhënë Bleonën rrëmbyesit të saj, konkretisht Begzim Isës.

NENA E BLEONES: HETONI BEGZIM ISEN PER ZHDUKJEN E VAJZES
Bukurie Mata, nëna e Bleonës, ka hedhur dyshime të forta në atë kohë se vajza e tyre ishte rrëmbyer dhe se vetë vajzat që e shoqëronin Bleonën ishin në dijeni të këtij fakti. Dyshimet e familjarëve gjithnjë kanë rënë mbi Qamile Matën. Bukurie Mata, në një prononcim për televizionin A1 REPORT tha se lajmi i arrestimit të Begzim Isës është shumë i gëzueshëm për të pasi hedh dritë dhe shpresë në gjetjen e Bleonës. Bukuria shprehet se dyshimet e saj kanë qenë gjithnjë mbi 20-vjeçarin, pasi Qamilja është mbesa e tij.

5 vajzat vazhdimisht kanë deklaruar se Bleona u humbi nga sytë teksa ato kullosnin bagëtitë në mal, në komunën Zapod të Kukësit.

Bleona vazhdon të figurojë si një ndër personat në kërkim në websajtin e faqes Botërore për Fëmijët e Humbur

SHPETIMI  I  8-VJECARIT NGA TRAFIKIMI, 31 mars
Një i mitur është rrëmbyer më 29 mars në fshatin Zapod të Kukësit, nga një 20-vjeçar më qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës. Mësohet se 20-vjeçari Begzim Isa ka mashtruar 8-vjeçarin me iniciale A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me atë jashtë vendit.

Familjarët e të miturit të shqetësuar nga mos mbërritja e të birit në kohë në shtëpi kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe në rrugë operative ka arritur të identifikojë 20-vjeçarin si rrëmbyesin e të miturit.

Gjithashtu në banesën e të riut policia ka gjetur fëmijën e rrëmbyer duke e kthyer atë pranë familjes, ndërsa ka vënë në pranga edhe rrëmbyesin mbrëmjen e 30 marsit. Burime pranë policisë bëjnë të ditur së në momentin e gjetjes nga policia, fëmija ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka treguar se 20-vjeçari e ka kërcënuar me pistoletë që të mos tregojë asgjë për ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›