X-Factor 2, fiton Arilena Koha Jone Online
Rekord audience mbrëmë në Tv Klan, miliona shikues në vend dhe përtej kufirit
Edicioni i dytë i konkursit të talenteve të këngës, X –Factor Albania 2, shpall fituesen e saj. Ajo është Arilena Ara nga Shkodra e cila ia dedikoi çmimin babait të saj dhe publikut mbarëshqiptar. I dyti fitues i spektaklit ishte Aldo Bardhi dhe të tretat ishin pesë vajzat e Grupit Natyral.
Spektakli u ndoq nga disa qindra të rinj e të reja, kryesisht mbështetës të finalistëve si dhe familjarë të tyre, kurse jashtë Teatrit të Tv Klan disa qindra të tjerë shikuan përmes një ekrani të madh spektaklin e drejtpërdrejtë. Ky show u transmetua jo vetëm në Tv Klan dhe Klan HD por edhe nga disa televizione të tjera në Kosovë, Maqedoni, etj.
Spektakli i natës finale u hap me një këngë që u këndua nga të tre finalistët e X-Factor Albania 2, Aldo, Arilena dhe grupi Natyral me 5 vajza nga trojet jashtë kufirit të Shqipërisë. Më tej Alketa hapi zyrtarisht votimin, i vlefshëm përmes sms-ve dhe faqes së Facebook të X-Factor Albania që numëron rreth 145 mijë fansa.
Të parët që çelën garën ishin Natyral. Nën ovacione të vazhdueshme të publikut në teatrin e TV Klan, Natyral këndoi këngën e parë plot pasion. Kënga "Show must go on" shoqërohej me pamje të maratonës disamujore të spektaklit ku tregoheshin edhe momente kur fansat kërkonin autografë prej tyre.
E dyta në garë hyri Arilena, vajza shkodrane e cila këndoi "No more drama".
Finalisti i tretë i natës së madhe të çmimeve ishte Aldo. Ai interpretoi "If you go away".
Para se të shpallej çmimi i tretë, në spektakël u ndoq performanca e këngëtares së mirënjohur Bleona Qereti. Ajo këndoi një këngë e cila ndezi publikun jo vetëm me zërin melodioz por edhe me sharmin dhe veshjen “provokuese” shoqëruar nga një skenografi e mrekullueshme dhe disa djem e vajza që kërcenin nën ritmet e këngës së interpretuar në anglisht.
Alketa ka shpallur Grupin Natyral si fituesin e çmimit të tretë, duke i hapur rrugën më tej rivalitetit mes dy finalistëve për çmimin e madh X-Factor Albania 2. Alketa tha se çmimi i tretë ishte votuar unanimisht nga votuesit me sms dhe në Facebook.
Nuk u mërzita se ishte vendi i tretë, përkundrazi jemi shumë të lumtur. Por u mërzita sepse kemi gjashtë muaj këtu dhe do të na mungojë. Ne jemi fitueset, ndaj për këtë arsye ju lutem që të këndojmë këngën që kemi përgatitur”, - u shpreh një prej pesë vajzave të grupit Natyral. Më tej vajzat kënduan këngën e Alban Skënderajt, “Ende ka shpresë”. Surpriza ishte se këngën pesë vajzat e Natyral e kënduan së bashku me mentorin e tyre, Alban Skënderaj.
Në vazhdim të programit, Alketa njoftoi dhënien e nga një burse studimi për Arilenën dhe Aldon, nga një universitet privat shqiptar.
Gara mes dy finalistëve të mbetur të spektaklit vazhdoi me interpretimin e Arilenës. Ajo këndoi "Man down". Arilena u shoqërua në interpretim nga mendorja e saj, Tuna, në një bllok këngësh ritmike. Një performancë e mrekullueshme që meritoi pafundësisht duartrokitje.
Pas Arilenës dhe duetit të saj me Tunën, radha ishte e Aldos i cili interpretoi këngën e R Kelly, “I believe, I can fly”. Aldo u shoqërua nga mendorja e tij, Soni Malaj duke dhuruar që të dy një performancë për t’u lavdëruar.
Ndër të ftuarit e tjerë të mbrëmjes finale ishte edhe Elvana Gjata që performoi me një këngë të repertorit të saj. Në spektakël pati edhe performanca të tjera, si dhe një dedikim mirënjohjeje për regjisoren Vera Grabocka.
Mbyllja e spektaklit u bë me shpalljen e fitueses së spektaklit, Arilena e cila i la çmimin e dytë, rivalit të kësaj mbrëmjeje, Aldos.
Gjatë minutazhit të spektaklit, stafi i X-Factor vendosi një sondazh në faqen e saj të Facebook për të testuar zgjedhjen mes Arilenës dhe Aldos. Në sondazh morën pjesë mbi 22 mijë votues të cilët zgjodhën Arilenën rreth 12 mijë prej tyre dhe 10 mijë Aldo Bardhin.
Nisin audicionet për X-Factor Albania 3
Gjatë spektaklit, prezantuesja Alketa Vejsiu shpalli nisjen më datat 6 dhe 7 prill të audicioneve të X-Factor Albania 3, në mjediset e Tv Klan. Më 9 prill audicionet do të jenë pranë Alsat në Shkup, Maqedoni dhe më 11 prill pranë Klan Kosova në Prishtinë, Kosovë.
Arilena Ara
Vajza nga Shkodra është cilësuar si një nga befasitë e spektaklit X Factor Albania 2. Performanca dhe zëri i saj kanë bërë që të shkoj e sigurt në finale. Arilena ka pasur si mentore këngëtaren Tuna. Nga juria dhe nga publiku është cilësuar si një konkurrente me stil unik dhe mjaft e talentuar.
Aldo Bardhi
Ishte një nga talentet më të spikatur në X Factor Albania 2. Aldo pati si mentore këngëtaren Soni Malaj. Usher dhe Chris Broen janë disa nga këngëtarët e preferuar. Ndërsa pëlqen muzikën Pop dhe R n’ B. Gjatë spektaklit ka interpretuar këngë të këngëtarit Bruno Mars.
Grupi Natyral
Është një nga grupet më interesante rinore që është shfaqur nga skenat shqiptare. Grupi përbëhet nga pesë vajza: Tringa, Nora, Gerta, Aida dhe Altina. Grupi “Natyral” gjatë X Factor Albania 2 është udhëhequr nga këngëtari Alban Skënderaj. Nga publiku dhe juria, pesë vajzat janë cilësuar si një grup që do këtë sukses nëse do të vazhdojnë rrugën e nisur.
Fotot: Sonny K.Elson