E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre zyrtare te Presidences 72 muaj burg

Nga Express me 27 nentor 2010 ne ora 0755

Nje panel prej dy gjyqtareve te EULEX-it dhe nje gjykatesi kosovar ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine i kane shpallur fajtore dhe i kane denuar me gjithsej 72 muaj burgim tre zyrtare te Presidences se Kosoves.

Blerim Svirca eshte shpallur fajtor per vepren penale te abuzimit te detyres zyrtare. Ai eshte denuar me 3 vjet e kater muaj burg. Gjithashtu atij i jane konfiskuar 60 mije euro te cilat do te derdhen ne Thesarin e Kosoves.

Kurse Muje Ukaj dhe Nexhat Shatri u shpallen fajtore per vepra kriminale te aktiviteteve te papergjegjshme ekonomike ben te ditur EULEX-i permes nje komunikate per media.

Muje Ukaj dhe Nexhat Shatri jane denuar me nga dy vjet e dy muaj burg. Denimi ndaj ketyre dy te pandehurve eshte pezulluar dhe ai nuk do te ekzekutohet nese ata nuk kryejne ndonje veper tjeter kriminale ne periudhen prej 4 vjetesh147 thuhet ne njoftim.

Qefser Baholli eshte liruar nga akuzat.

Qe te kater keta persona kane qene zyrtare te larte ne Presidencen e Kosoves.

Prokuroria eshte perfaqesuar nga nje prokuror lokal i Zyres Speciale te Prokurorise se Kosoves. Te denuarit gjithashtu duhet t146i paguajne shpenzimet gjyqesore ne baze te numrit te seancave te mbajtura.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›