Vallja e Rugoves

Partite politike kane nisur me vrull fushaten per zgjedhjet nacionale te 12 dhjetorit.
Pese dite para fillimit zyrtar te fushates Kryetari i PDK146se Hashim Thaci shkoi ne Gjakove ne bastionin e AAK146se. Aty ai dha shume premtime dhe i ftoi gjakovaret qe ta votojne partine e tij me 12 dhjetor.
Uke Rugova ishte ne Peje dhe mori mbeshtetjen e nje dege te LDK146se.
Te rinjte e LDK146se shperndane libreza ne Prishtine.
E Behgjet Pacolli tha se muajin e ardhshem dergon ne Afriken Veriore 1.500 punetore kosovare.
Demton LDK146ne
Djali i Ibrahim Rugoves Uka ka nisur kerkimin e votave pikerisht nga rajoni te cilin e ka pasur te atin.
Edhe votat po i mbledh nga ata qe deri dje e kane votuar partine qe e ka udhehequr ish-Presidenti Rugova.
Te premten ne mbremje Uka se bashku me Blerim Shalen Bujar Bukoshin e Naim Malokun kane qendruar ne fshatin Nabergjan te Pejes. Dega e LDK146se se ketij fshati iu bashkua koalicionit AAK-Lista Dr.Ibrahim Rugova.
U tha se nuk po shkrihet kjo dege ne AAK por aty u premtua se votat e ketij rajoni do te shkojne ne listen e partise se Ramush Haradinajt.
Edhe pse gjate tere kohes ka rene shi kjo nuk i ka penguar rugovianet qe te organizojne pritje me tupana dhe daulle per djalin e ish-Presidentit.
Pritja eshte bere ne oden e Rame Bajraktarit i cili ka bere nje liste te gjate te problemeve duke filluar nga kufijte Veriu korrupsioni papunesia dhe zhvillimi ekonomik.
147Djalo ti e din se kond e ke pas babe. Duhet me pas kujdes se cka po ban se duhet me ia ruajte nerin familjes148 e ka keshilluar Uken pronari i odes ku po mbahej takimi.
Uka eshte ulur krah per krah me Blerim Shalen e AAK146se ne balle te odes derisa mbi kokat e tyre ishin te vendosura fotot e Ibrahim Rugoves dhe Ramush Haradinajt.
147Ne jemi bashke sot pikerisht per vazhdimin e bashkepunimit te nisur nga Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj. Ne jemi pjese e LDK146se por per shkak te mosreformimit te LDK146se neve na eshte dashur te bejme koalicion me AAK146ne148 ka thene Uka derisa ka folur para banoreve te Nabergjanit.
Por cili eshte versioni i AAK146se per koalicionin me Uken
Nenkryetari i AAK146se Naim Maloku ka sqaruar versionin e tij.
147Ne ua kemi pase borxh ketyre njerezve qe t146ua kthejme hakun. Ju kujtohet se baba i Ukes e ka bere Ramush Haradinajn Kryeminister edhe pse i kishte 9 per qind te votave. Dhe ju kujtohet bashkepunimi i tyre148 ka kujtuar Maloku vitin 2004.
147Ne ia kemi pase borxh djalit te Ibrahim Rugoves. Tash vec po ia kthejme borxhin148 ka shtuar ai.
147Ky takim eshte bere per ju z. Uke. Ky takim nuk eshte bere per AAK146ne keta burra jane mbledhe per djalin e Rugoves148 ka thene Maloku.
Ne kete takim kane folur edhe zyrtaret e tjere te AAK146se dhe Listes Dr. Ibrahim Rugova.
Ish-Ministri i Shendetesise Bujar Bukoshi ka hedhur akuza ne drejtim te udheheqesise se LDK146se. Ai ka thene se asnjehere nuk do te rreshtohet bashke me ata qe e shkaterrojne shtetin e Kosoves.
147E them ketu dhe do ta perseris kudo se ne nuk e kemi leshuar LDK146ne por kurre mos pritni nga une te shkoj pas dikujt qe shkaterron Kosoven148 ka thene Bukoshi.
Pas fjales se Bukoshit perseri kane filluar te bien tupanat.
Valles se banoreve te Nabergjanit per disa minuta i eshte bashkuar edhe Uka bashke me Bukoshin. Pas perfundimit te takimit shumica e banoreve kane shfrytezuar oden e Bajraktareve per te bere foto me zyrtaret e ardhur nga Prishtina.
Shkrimin e plote per aktivitetet parazgjedhore edhe te partive te tjera mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes Express