E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregjet financiare në Evropë dhe Azi shënojnë rënie të theksuara

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;Indekset e bursave evropiane kanë rënë ndjeshëm gjatë shkëmbimeve të mesditës duke pasuar rënien që tregjet e Azisë dhe Paqësorit. Edhe çmimet e naftës bruto janë në rënie, megjithë vendimin e OPEC-ut javën e kaluar për uljen e kuotave të prodhimit.

CAC-40 i Parisit ka rënë 5%, indeksi DAX i Frankfurtit ka rënë më shumë se 3% dhe indeksi i Financial Times 100 i Londrës rreth 4%.

Çmimi i naftës bruto për fuçi ra në nën 60 dollarë sot në tregun e Londrës, gjë që dëshmon për mundësinë e ndikimit të stanjacionit global mbi kërkesat për energji.

Shqetësimet e investitorëve për ngadalësimin e mëtejshëm të ritmit të ekonomisë nëpër botë janë shtuar, duke mos i lënë hapësirë të madhe ndikimi masave të qeverive për të nxitur rritjen.

Indeksi Nikkei i bursës së Japonisë u mbyll në nivelin më të ulët në 26 vjet, megjithë masat që shpalli qeveria për të mbështetur tregun e aksioneve

Ministri japonez i Financave, Shoiki Nakagava, tha se qeveria është gati të marrë masa për stabilizimin e jenit, pasi ministrat e financave të G-7 dhe guvernatorët e bankave qendrore lëshuan një deklaratë në të cilën thuhet se ngritja e ndjeshme e vlerës së jenit kërcënon stabilitetin financiar dhe ekonomik botëror. //iç//

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›