E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregon të vërtetën për Black Eyed Peas

Will.I.Am tha se Black Eyed Peas kanë bërë pauzë dhe nuk janë ndarë.
Ylli amerikanë dhe kolegët e tij të bendit Fergie, Taboo dhe apl.de.ap kanë lansuar incizimim e tyre të fundit “The Beginning” në vitin 2010 dhe pas një turneu për promovimin e saj, vendosën të largoheshin për disa kohë.

Will e di se shumë fansa të bendit po pyesin nëse ata janë ndarë përgjithmonë.
“Po mundohem ta mbushi zbrazëtinë që kanë lënë Black Eyed Peas pasi që jam duke punuar gjëra të reja. Ky ishte një pushim i merituar ose një pauzë dhe jo ndarje. Black Eyed Peas janë në pushim”, tha will.


Ylli ka vazhduar të punojë në këngë të reja për vete edhe jashtë grupit, përfshirë këtu hitin e tij të fundit me Britney Spear, “Scream & Shout”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›