E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tregoni që askush nuk është mbi ligjin", Yuri Kim takon prokurorët e SPAK: Respekt për punën tuaj gjatë këtyre 3 viteve

"Tregoni që askush nuk është mbi ligjin", Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK në Shtëpinë Ryerson.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se vlerëson prokurorët për profesionalizmin në punën e tyre, përgjatë këtyre tre viteve si dhe inkurajon këtë institucion që të vazhdojë të godasë korrupsionin dhe krimin.

Ndër të tjera, ambasadorja thekson se SPAK po tregon çdo ditë që askush sado i fortë apo i fuqishëm nuk është mbi ligjin.

"Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tre viteve.

Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush - sado i pasur apo i fuqishëm - nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë - siç besojnë edhe shqiptarët - që Shqipëria e ka vendin në BE”, shkruan Yuri Kim.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›