E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtarët e karburanteve na vjedhin duke manipuluar pompat, shteti i fsheh

nafta-neper-karburanteTiranë- Ajo që të gjithë e përflasim se tregtarët e karburanteve na vjedhin përmes manipulimit të makinerisë së popmave është konfirmuar edhe nga vetë institucionet e shtetit. Duke ndërhyrë në parametrat e makinerisë, ata na vjedhin në sasinë e karburantiti që në blejmë.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, pas një kontrolli në 30 distributorë, ka konstatuar pese pika karburanti dhe njoftoi se ka gjobitur me nga 750 mijë lekë të reja pesë pika karburanti në kryeqytet dhe ka pezulluar aktivitetin e njërës prej tyre.

Inpektorët e Metrologjisë thonë se më problematike janë pikat e karburantit të vendosura në zonat rurale. Vetëm gjatë vitit 2012, Drejtoria e Përgjithshem e Metrologjisë ka vendosur mbi 70 gjoba për shkak të shkeljes së parametrave në dhënien e karburantit.

Por edhe pse këta tregtarë matrapazë kanë konsumuar veprën e vjedhjes, kjo drejtori është mjaftuar vetëm me vendosjen e gjobës dhe nuk i ka paditur për dëmet që u kanë shkaktuar konsumtorët përmes vjedhjes. Madje janë kujdesur të mos i bëjnë publike as emrat për shkak të rrezikut të falimentit, duke i lënë konsumatorët sërish të ekspozuar përballë mashtruesve, të cilët me paratë që sigurojnë nga vjedhja e konsumatorëve mund të mos e kenë problem pagesën e gjobës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›