Tregti e ndaluar, arrestohen dy persona

Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit dyshohet se me një veturë civile ishin në përcjellje te një automjeti i cili ishte i braktisur, i tipit Kombi-Ford, ku brenda në këtë automjet ishte vendosur një rezervuar me rreth 2.000 litra derivate të naftës.
Automjeti ndodhej i braktisur afër një pompe të derivateve në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt. Vetura së bashku me derivatet e naftës janë konfiskuar dhe janë sjellë në terminalin doganor në Mitrovicë. Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/