E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregti me fara kanabisi në Mallakastër, e pësojnë dy 19 vjeçarët

Tregti me fara kanabisi në Mallakastër, e pësojnë dy 19

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi akuzohen se kishin blerë fara kanabisi për t'i kultivuar. Nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej tyre, janë gjetur 1127 fara narkotike të dyshuara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektorit Operacional të DVP Fier, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të tregtimit të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. K., 19 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër dhe K. N., 18 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1127 fara narkotike të dyshuara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari i kishte blerë shtetasit T. K., fara kanabisi, me qëllim kultivimin. Farat narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njofton Policia e Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›